Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aktivitet protestues në objektin e Qeverisë së Kosovës, duke i vendosur një baner të KEDS-it në hyrje të kësaj zyre. Sipas Nol Nushit nga kjo parti, Qeveria i është nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i. Ai u ankua edhe për sjelljen e Policisë teksa po mban aktivitetin protestues. “Ishit dëshmitar të një sjellje totalisht absurde nga rojet dhe Policia e kësaj Qeverie për një baner që është i letrës. E shihni nga çfarë aktiviteti frikësohet kjo Qeveri, por s’kanë faj sepse janë totalisht janë në panik me vendimet që po i marrin dhe iu kanë nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i. Kjo nuk është zyrë e Qeverisë që përfaqëson interesat qytetare, por është një zyrë e nënshtruar totalisht ndaj KEDS-it dhe KESCO-s”, deklaroi Nol Nushi. PSD-ja ka paralajmëruar një protestë për të shtunën, kunder shtrenjtimit të energjisë.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …