Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 71 vjeçare ka ndërruar jetë Muhamet Ferizaj, veprimtar i shquar i çështjes Kombëtare

Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 71 vjeçare ka ndërruar jetë Muhamet Ferizaj, veprimtar i shquar i çështjes Kombëtare

Muhamet (Zekë) Ferizaj (17.12.1950 – 25.1.2022)

Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 71 vjeçare ka ndërruar jetë Muhamet Ferizaj, veprimtar i shquar i çështjes Kombëtare, luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, babai i Dëshmorit të kombit Sali Ferizaj. Muhameti ishte baba i mirë, shok besnik, dhe njeri me vlera të larta. Qysh herët u kyq në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pothuajse me të gjithë anëtarët e familjës së tij. Familja e Muhametit, çlirimin e Kosovës e pagoi, me gjakun e Salihut, Përparimit, Ismetit dhe Bylbylit. Ishte dhe mbeti burrë i pathyeshëm që u përballoj fuqishëm tallazeve të jetës. Emri dhe vepra heroike e Muhamet Ferizajt do të mbetet gjatë në mendjet dhe zemrat tona. Varrimi bëhët të mërkurën me 26.01.2022 në orën 16, në varrezat e fshatit Kodrali

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …