Anëtarë të Klubit MC “Brigada 123”, të mërkurën kanë vizituar kryetarin e Komunës, Bali Muharremaj të cilit i kanë dhuruar një ndrresë me logo të tyre, ndërsa kryetari i ka falenderuar ata dhe ka premtuar bashkëpunim të mirë në të ardhmën:
“Faleminderit për vizitën dhe respektin MC “Brigada 123” nga Suhareka.
Jemi të gatshëm që për shumë aktivitete në të ardhmen të bashkëpunojmë”, është shprehur me këtë rast kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj.