Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 16 mijë e 307 testime sa janë kryer në nivel vendi, 4 mijë e 397 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka të vdekur nga ky virus. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 607 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 162 mijë e 333. Numri i rasteve aktive është ngritur në 25 mijë e 458 të infektuar aktualë.
