Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, tha se sovraniteti i Kosovës, dhe integriteti territorial i saj nuk vihen në pikë pyetje

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se sovraniteti i Kosovës,  dhe integriteti territorial nuk vihen në pikë pyetje. “Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Kosova është shtet sovran. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren, flasin vetë”, ka deklaruar Hovenier në televizionin publik. Ai ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke deklaruar se çka kjo do të ishte është çështje për qeverinë e Kosovës. “Do të thosha se madje edhe atëherë, në kohën e Ahtisaarit, askush nuk kishte në mendje diçka që do të kishte një shtresë tjetër të qeverisë, diçka me funksione ekzekutive. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet lidhur me një Republikë tjetër serbe Askush nuk është i interesuar për këtë. Kjo nuk i ndihmon Kosovës. Nuk është e dobishme. Por, ka disa përfitime sa i përket koordinimit, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …