Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhefri Hovenier, ka folur rreth çështjes së refuzimit të gaz-përçuesit amerikan. Ai tha se Qeveria e Kosovës me të drejtë po bën një studim të thellë për energjinë. Ajo nuk ishte në gjendje që të merrte vendime sa i përket gaz-përçuesit amerikan, për të cilën tha se është dështim. “Qeveria nuk ishte në gjendje të merrte vendime për rrugën e saj të ardhshme në afatet kohore që kërkon Mijëvjeçari. Kjo domosdoshmërish është dështim. Jo domosdoshmëri është diçka që po kritikoj. Thjesht është realiteti. Mezi presim që Qeveria e Kosovës të marrë disa vendime përfundimtare për strategjinë energjetike. Mirëpresim mundësinë që të mund ta mbështesim. Në ndërkohë puna e Mijëvjeçarit duhej të vazhdonte. Programi ‘Kompakt’, nëse miratohet, do të përmbajë ndihmë shumë të rëndësishme në mbështetje të infrastrukturës energjetike për Kosovën – për ta ndihmuar Kosovën që të ketë furnizim me energji që është i sigurt, i qëndrueshëm, bashkëkohor i shekullit XXI”, ka thënë ambasadori amerikan. I pyetur se a e kanë diskutuar këtë çështje me kryeministrin Albin Kurti, Hovenier ka thënë se e kemi diskutuar strategjinë për energji dhe dëshirën e Amerikës për ta ndihmuar për disa vendime shumë të vështira. Për të ndihmuar në pozicionimin e Kosovës në të ardhmen me një furnizim më të mirë të energjisë”, ka saktësuar ambasadori amerikan, Xhefri Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …