KPF në Deçan mbajti takimin e parë me legjislaturën e re

Udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit Hajdar Sutaj, ku prezent ishin të gjithë anëtarët e Komiteti për Politikë e Financa, është mbajtë mbledhja e I-rë  e rregullt e  Komitetit për Politikë dhe Financa, për këtë viti, ku për këtë takim ishte propozua ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2022,

  3. Shqyrtimi i propozimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit si dhe mbledhjeve të KPF-së për vitin 2022,

  4. Shqyrtimi i Rregullores për Punë të Kuvendit,

  5. Shqyrtimi i propozimit për marrjen e vendimit për rritjen e buxhetit komunal të vitit 2021 nga të hyrat vetanake të vitit 2021,

  6. Shqyrtimi i Model Rregullores për Shërbime Publike Komunale dhe

  7. Të ndryshme

Takimin e hapi kryesuesi i asamblesë Hajdar Sutaj, ku dhe u diskutuan për pikat e rendit të  ditës. Të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së, ku edhe njëkohësisht nga zyrtarët e dikastereve përkatëse të cilët ishin të pranishëm në takim, u dhanë sqarimet e duhura. Pas diskutimeve dhe sqarimeve të gjitha pikat e rendit të ditës kanë marrë edhe miratimin e anëtarëve të KPF-së për diskutim në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale e cila do të mbahet me datë 31.01.2022 më fillim në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …