Inspektorët komunal  kontrolluan marktetet në Malishevë

Inspektorët komunal në Malishevë, në kuadër të punës dhe aktiviteteve të përditshme, edhe sot, të shoqëruar edhe nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, Besartë Kryeziu-Ramaj, i kanë inspektuar marktetet në qytetin e Malishevës, për zbatimin e masave në përgjithësi, dhe në veçanti për ndarjet e produkteve ushqimore në rafte dhe afatin e skadimit. Gjatë inspektimeve të realizuara, është vërejtur se marktet i zbatojnë masat në përgjithësi, përfshi edhe produktet ushqimore, të cilat janë të ndara sipas përbërjes, duke i ndarë ato me përbërje bimore dhe ushqimet tjera dhe nuk është hasur në parregullsi. Po ashtu edhe masat anti-covid  zbatohen dhe marketet janë të pajisura me dezinfektues dhe maska. Pavarësisht kësaj, drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu-Ramaj, apelon tek qytetarët, të cilët hasin në parregullsi gjatë blerjeve në markete dhe dyqane, që t’i njoftojnë inspektorët komunal, në mënyrë që cilësia në shërbime të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm, pasi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi të gjitha.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …