Kryetari i Malishevës, z. Ekrem Kastrati, takoi drejtuesin e Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit “, z. Halil Kastrati

Kryetari i Malishevës, z. Ekrem Kastrati, takoi drejtuesin e Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit “, z. Halil Kastrati

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, është takuar me humanistin dhe drejtuesin e Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit “, z. Halil Kastrati, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij në ndihmë të atyre që kanë nevojë, si dhe janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit në këtë drejtim. “Me shumë kënaqësi takova humanistin e madh, njëherit bashkëvendasin tonë, z. Halil Kastrati, që përmes një pune të madhe, të ndershme e të shenjtë, ka gëzuar qytetarë e familje të shumta të kombit tonë”, tha pas takimit kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati. “Vullneti ynë i përbashkët është që sa më parë të hapim një dritare të re të bashkëpunimit, në mes të Komunës së Malishevës dhe Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, në mënyrë që në Malishevë të jetësojmë projekte për tu dalë në ndihmë familjeve që kanë mungesë strehimi e me kushte të rënda ekonomike. Faleminderit nga zemra Halil, për përkrahjen e deritanishme të komunës së Malishevës, dhe që për asnjë moment nuk u ndale në këtë mision tëndin kaq fisnik”, është shprehur kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …