Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë njëra nga temat, të cilat priten të diskutohen nga Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë njëra nga temat, të cilat priten të diskutohen nga Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë një nga temat, të cilat priten të diskutohen gjatë vizitës së të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike shqiptarë dhe serbë, Violeta Haxholli dhe Dushan Radakoviq. Megjithatë, ata thonë se mbetet e panjohur ende për shoqërinë civile, por edhe për publikun në tërësi, se cilat janë modelet për formimin e Asociacionit, që i janë ofruar Qeverisë së Kosovës për shqyrtim, e të cilat i ka përmendur ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë një interviste në shërbyesin publik, Radio Televizionin e Kosovës. “Ka modele, të cilat ne mendojmë se mund të funksionojnë dhe e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovë që t’i shqyrtojë ato modele dhe ta shqyrtojë atë çështje”, ka thënë Hovenier, pa dhënë detaje mbi këto modele. Qeveria e Kosovës, deri më tash nuk ka dhënë ndonjë detaj lidhur me modelet për formimin e Asociacionit. Ndërkaq, autoritetet serbe kanë theksuar se modeli i vetëm për Asociacionin është sipas marrëveshjeve të arritura më 2013 dhe 2015 në dialogun e Brukselit. Asociacioni i komunave me shumicë serbe prej disa kohësh është pengesë për dialogun Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve. Për formimin e saj u arrit Marrëveshja në Bruksel, në vitin 2013, si pjesë e një dialogu të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …