Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për organizimin e protestës së neserme në Prishtinë, kundër tarifave të reja të rrymës dhe raportet me partitë tjera opozitare në këtë drejtim. Molliqaj thotë se në protestën e sotme do të jenë përfaqësuesit e të gjitha partive opozitare në Kuvend e jashtë saj. “Propozimin e ZRrE-së nuk e mbështesin as deputetët e partive në pushtet por që nuk shprehen publikisht për një gjë të tillë. Këtë e bazoj nga takimet e shumta që kam pasur ditëve të fundit me qytetarë, gazetarë e analistë. Sigurisht se ata nuk mund të shprehen për shkak të funksionimit të Vetëvendosjes. Opozita do të duhej të ishte e bashkuar në këtë kauzë. “Kam takuar zotin Abdixhiku këtë javë, kam takuar zonjën Çitaku, pasi kryetari Krasniqi ishte me virus dhe kam biseduar në telefon me zotin Haradinaj. Ka një dallim në opozitë për këtë çështje. Nga dy partitë e mëdha mendojnë se armiku më i madh i Kurtit është vet Kurti, unë nuk e besoj këtë. Ata mendojnë se ne duhet të qëndrojmë anash derisa qytetarët ta shohin se Kurti nuk bën”. Molliqaj saktëson se PSD-ja nuk për qëllim ta sulmojnë vetëm Kurtin, por ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë për shkak të pozitës që ka ai, në krye të Qeverisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …