Konsulli i nderit i Ukrainës në Shqipëri, Bledi Bajraktari, tha se në Ukrainë, është krijuar një gjendje paniku, edhe pse popullsia vendase atje është mësuar tashmë me këtë situatë. “Çdo gjë mund të ndodhë, por jeta vazhdon, çdo gjë funksionon normal. Zhvillimet janë shqetësuese, por gjërat gjatë kohës do të normalizohen, përmes përpjekjeve diplomatike. Shpresojmë të mos ndodhë ndërhyrja ushtarake, mund ta quajmë katastrofike deri diku. Rusia është ndër bashkëpunëtorët kryesorë të NATO-s, në arenën ndërkombëtare. Ukraina kërkon të marrë tashmë pavarësinë që i takon, të cilën e shpallur prej 30 vitesh tashmë, por ndikimi rus e ngadalëson këtë”, tha Bajraktari në A2 CNN. Ai tha gjithashtu se në Ukrainë jetojnë disa mijëra shqiptarë. “Janë rreth 5-7 mijë shqiptarë që kanë ikur prej vitesh atje. Ata janë në zonë të rrezikuar, sepse janë në zonën e Odesës, një nga zonat ku mund të hyjë Rusia. Nuk mendojnë të largohen, e kanë jetën e tyre të lidhur me Ukrainën”, tha ai. Bajraktari tha se dikur marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë qenë të shkëlqyera. Por nga përshkallëzimi i krizës rrezikohet edhe vendi ynë. “Nën influencën ruse ka vatra të ndezura edhe në Ballkan. Nëse do të kishte një ndërhyrje ushtarake nga ana e Rusisë, mund të përfshiheshin shumë shtete”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …