Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli tha se kanë dërguar anëtarë në komisionin që po punon në Projektligjin e Pagave. Sipas tij, nëse nuk ka përparim në këtë drejtim zgjidhje e vetme mbesin veprimet sindikale si greva dhe protestat. Ne mendojmë se së shpejti ata do të na thërrasin e do të fillojmë punën në këtë Projektligj që është shumë i rëndësishëm për Ligjin e Pagave. Të gjitha rrugët që janë sindikale duke e përfshirë edhe grevën edhe protestat e çdo gjë që është sindikale. Mirëpo ne jemi partnerë social me Qeverinë, ne kemi dëshirë që të dialogojmë të ecim përpara. Ligji i Pagave sa është i rëndësishëm për sindikata njashtu është i rëndësishëm edhe për partnerin tonë social Qeverinë e Kosovës”, tha Hykolli. Edhe nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Shkencës dhe Kulturës, Vjollca Shala tha për mediet kanë marrë një premtim që deri në fund të muajit mars do të përgatitet drafti final i Projektligjit e nëse kjo nuk do të ndodh do të marrin veprime sindikale.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …