Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, sot në qendër të Prishtinës ka deklaruar para qindra protestuesve se Qeveria Kurti i ka bërë favore kompanisë së distribucionit KESCO dhe për dy muaj kryeministri i ka dhënë mbi 120 milionë euro kësaj kompanie, e cila i ka borxh edhe KEK-ut dhe se kështu po mundohet ta bankrotojë këtë kompani. Kur liria pengohet ajo bëhet kauzë, siç u bë sot. Kur pabarazia shtypet ajo bëhet kauzë siç u bë sot. Kryeministri aktual ka 10 vite që ka folur për dëmet e privatizimit të distribucionit. Askush më shumë se ky kryeministër nuk i ka bërë favor kompanisë KESCO. Për dy muaj ai i ka ndarë nga taksat tona nga buxheti hiç më pak se 120 milionë euro. A e dini si është puna e fitimeve të kësaj kompanie. Sa më shumë që i jep më shumë kërkojnë dhe për këtë arsye kjo kompani e ka në plan që pas 120 milionëve që i ka marr deri më tani, ta bankrotojë KEK-un. Që tre muaj ajo ia ka borxh KEK-ut mbi 50 milionë euro”, tha Molliqaj,
Nuk do të kishte pasur kurrë moment më të mirë për Qeverinë e Kosovës sesa tani t’ ua kthente qytetarëve distribucionin në shërbim të tyre Por për ta bërë këtë duhet guxim politik e problem është se këtu brenda kësaj ndërtesë është një frikacak, që veten e konsideron si supermen. E pikërisht për këtë është frikacak dhe shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shokë, as shoqe me të cilët do të punonte, ky ka veç instrumente që i përdor dhe vetëm armiq për t i luftuar ata, tha mes tjerash Dardan Molliqaj, në fjalën e tij para protestuesve.