Shefqet Peçi (1906-1994), komandanti emblematik i Luftës Antifashiste

Shefqet Peçi (1906-1994), komandanti emblematik i Luftës Antifashiste

Shefqet Peçi lindi më 30 qershor të vitit 1906 në fshatin malor të Picarit në Gjirokastër, ishte politikan shqiptar, Ministër i Minierave dhe Ministër i Komunikacionit dhe P.T.T. i Shqipërisë. Shefqet Peçi u maturua shpirtërisht qyush në moshë të njomë, 14 vieç ai do te merte pjesë në Luftes e Vlores, për mbrojtjen e saj nga okupatori. Koha do të avanconte dhe ai do të gjente rugën e vet të vërtetë në shërbim të atdheut.

Më 1924 luftoi në Revolucionin Democratik të drejtuar nga Fan Noli. Nuk qëndron gjatë në ushtrinë e mbretit Zog si oficer duke parë shtypjen dhe injorancën që mbretëronin në radhët e saj. Për veprimtarinë e tij antizogiste është arestuar e burgosur dhe u çmobilizua si oficer nga radhet e ushtrisë. Më 1937 bëhet një nga krerët ushtarakë kunder monarkisë fashiste prandaj dhe u burgos. Dy vjet më vonë, kur monarku i hapi portat e Shqipërisë fashizmit italian, Shefqet Peçi mer pjesë në luftën antifashiste si drejtues i lëvizjes studentore të qytetit Elbasan. Lufta Antifashiste Naçionalçlirimtare e përfshiu në gjirin e sajë Shefqet Peçin. Kjo ishte e natyrshme, pasi një atdhetar si ai ketë kohë priste. Qe në muajt e parë të vitit 1942 vihet në krye të formacioneve luftarake partizane dhe behet antar i Partisë Komuniste. Si komisar dhe komandant i çetave dhe batalioneve të para partizane në Zonën e Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, do të shpaloste jo vetëm trimërinë dhe guximin etij, por edhe përvojen, aftësitë dhe talentin si komandant.

Besnikëria ndaj idealeve të shenjta të Luftës Antifasciste Naçionalçlirimtare si dhe aftësitë e tij drejtuese qenë të dhëna të besueshme për ti ngarkuar detyra të larta dhe me përgjegjës. Shefqet Peçit iu ngarkua drejtimi i Brigates së Pestë Sulmese Partizane. Më pas zv/komandant i Divizjonit të Parë Sulmues Partizan.

Shefqet Peçi la emer të mirë dhe të paharuar edhe në trevat jashte kufijve shtetërorë ku ai luftoi. I ngarkuar me detyrën e komandantit të shtabit të forcave të Ushtrisë Naçionalçlirimtare për Kosovën dhe Rafshin e Dukagjinit (ne veri të vendit) ai tregoi edhe pjekuri të lartë politike në trajtimin dhe zgidhjen e shumë problemeve në atë zonë. Ndërkohe pas çlirimit të Gjakovës dhe Prizrenit, ai ngarkohet me detyrën e Komandantit të Korparmatës së Tretë Sulmuese, duke shpalosur dhe këtu aftësitë e një ushtaraku të zotë. Mbas çlirimit ai punoi me ndërgjegje të lartë dhe pa u lodhur, në të gjitha detyrat, fillimisht ushtarake, pastaj në poste të larta shtetërore. Ka kryer detyrën si Ministër i Minierave, Ministër i Komunikacioneve e P.T.T., President i Kontrollit të Shtetit. Ka qenë deputet i Kunvëndit Popullor në të gjitha legjislaturat deri më 31, mars 1991. Më 1970 u zdjodh Zv/President i Presidiumit të Kunvëndit Popullor.

Në perjudhën e fundit të veprimtarisë së tji ka mubluar detyrën e Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Naçionalçlirimtare të Popullit Shqiptar, 1982-92. Për meritat dhe luftën e tji heroike, veç shumë dekoratave të tyera, i eshte akorduar medalja e artë me motivacion “ HERO I POPULLIT ” si dhe nderimi më i lartë ushtarak demokratik “ GIUSEPPE GARIBALDI ”.

Me gjithë punën e tij të ngjeshur dhe intensive, Shefqet Peçi ka shkruar disa libra me teme nga Lufta Naçionalçlirimtare, si edhe poezi të panumërta, ku shpalosen ndjenjat e tji të pastra, të sinqerta dhe dashuria për njerzit, për natyrën, jetën e fshatit, deshmorët e luftës, të shprehura me një karakter të thellë popullor. Vdiq në vitin 1994.

Kontrolloni gjithashtu

Luigj Bumçi (1872 -1945) klerik, ipeshkëv, atdhetar

Luigj Bumçi (1872 -1945) klerik, ipeshkëv, atdhetar

Kleriku atdhetar, Luigj Bumçi u lind në Shkodër, në vitin 1872 në një familje të …