Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë protestës së sotme të organizuar nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike, lëndime kanë pësuar tre zyrtarë policor nga hedhja e gjësendeve nga ana e protestuesve. PK-ja thotë se në përputhje me autorizimet ligjore, ky institucion ka ushtruar kompetencën e saj dhe përgjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta ka monitoruar situatën me qëllim të ruajtjes së nivelit të sigurisë dhe krijimit të rrethanave të përshtatshme dhe të sigurta për pjesëmarrësit në manifestim si dhe mbarëvajtjen e manifestimit, por pa u cenuar cilësia e jetës për pjesën tjetër qytetare, jo pjesëmarrëse. “Megjithatë, disa nga pjesëmarrësit kanë shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, të cilët përtej hedhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkaktuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policorë që ishin në kryerje të detyrës zyrtare”, ka njoftuar Policia. Aktualisht policia tha se po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …