Gabriel Escobar

Escobar: Vizita në Kosovë dhe Serbi ka për qëllim për të nxitur palët që të kthehen në tavolinën e dialogut

Emisari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar ka deklaruar se vizita e tij në Kosovë dhe Serbi ka për qëllim për të nxitur palët që të kthehen në tavolinën e dialogut. Gjatë intervistës të dhënë për agjencinë e lajmeve “Nova”, ai ka theksuar se palët duhet të dalin mbi dallimet që i kanë dhe të vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Një prej arsyeve tjera të vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd është forcimi i bashkëpunimit të SHBA-së me Kosovën dhe Serbinë, ka deklaruar mes tjerash emisari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti refuzohet sërish nga LDK për dialog, akuzat për përçarje dhe polarizim të jetës politike

Përpjekja e fundit e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të tërhequr LDK-në, në një …