Nesër në vendin tonë pritet të arrijnë dy zyrtar të lart të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Eskobar dhe Mirosllav Lajçak. Sipas zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, dy diplomatët Lajçak dhe Escobar, do të takohen me udhëheqësit politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe shoqërinë civile. “Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA. ”Lajçak do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë pikëkalimin e përbashkët në Mutivodë, thuhet në njoftimin e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …