Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake e Perëndimit nuk do të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë, në rast se Rusia pushton këtë shtet. “Ne nuk planifikojmë të dërgojmë trupa luftarake të NATO-s në Ukrainë… ne jemi duke u fokusuar në ofrim të mbështetjes”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një interviste për transmetuesin britanik, BBC, sot më 30 janar. Ai ka shtuar më tutje se ka dallim në mes një vendi që është anëtar i NATO-s dhe një vendi të vlefshëm partner siç është Ukraina. Ndërkohë, Rusia po shton praninë e saj ushtarake rreth e përqark kufirit me Ukrainën. Nga ana tjetër, kohë më parë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se pret të takojë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në javët e ardhshme për një tjetër rund negociatash, mirëpo Putini do të vendosë si të përgjigjet ndaj pozicionit amerikan për kërkesat e Moskës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …