Asociacioni i Komunave të Kosovës ka deklaruar se ora policore si masë anti-COVID nuk është duke dhënë rezultat. Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi thotë se ora policore nuk është një zgjidhje dhe se nuk është duke dhënë një rezultat qysh kur kanë qenë rastet e pakta me të infektuar. Orë policore ka pas edhe kur kanë qenë 3-4 raste me virus dhe e njëjtë po vazhdon edhe me 3-4 mijë rast sa janë përhapur tani. Kjo lë për të kuptuar se ora policore nuk është ndonjë zgjidhje dhe nuk ka ndonjë argument shkencor që ka arritur në përfundim se ora policore mbron nga infektimi. Vaksinimi është i vetmi mjet dhe e vetmja armë që parandalon përhapjen e virusit, shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …