leoni

Lajcak

Lajçak: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet dhe Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e veta për të

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka deklaruar për mediet se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet. Askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republikë Serbe” në Kosovë. Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme për vendin e tyre. Duke qenë i  informuar për reagimet në Kosovë dhe ofensivën diplomatike amerikane për procesin e bisedimeve dhe çështjen e Asociacionit, Lajçaku thotë  se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet. Por ka zgjedhur të bëjë të qartë se çfarë përjashtojnë europianët rreth Asocacionit.  Pavarësisht fjalëve të mëdha  ai nuk pranon të thotë se asociacioni do të jetë edhe pa kompetenca ekzekutive, duke theksuar se edhe Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj, por thekson se udhëheqësve të nuk do t’i thotë askush që të nënshkruajë diçka të dëmshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …