leoni

Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë njëra nga temat, të cilat priten të diskutohen nga Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Sot arrijnë në Kosovë për një vizitë pesë ditore, diplomati amerikan Gabriel Escobar dhe Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajcak

Sot arrijnë për një vizitë pesë ditore, në vendin tonë, i dërguari Special  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Takimi i dy diplomatëve më të lartë të Amerikës dhe BE-së, me autoritetet e larta të Kosovës dhe të Serbisë  ka për qëllim të njihet me zbatimin e marrëveshjeve të arritura, në Bruksel. mes Kosovës dhe Serbisë dhe inkurajimin për vazhdimin e dialogut. Vizita e diplomatëve, Escobar dhe Lajçak  është në vazhdë të aktiviteteve politike e diplomatike që kanë zhvilluar në Bruksel  Kosova dhe Serbia, qysh në korrik të vitit 2021, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Gjatë vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të takohen me autoritetet e larta vendore e ndërkombëtare. Tema bosht e bisedimeve do të jetë çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila ka ngecur në vend për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta të Kosovës dhe Serbisë lidhur me këtë Asociacion dhe kompetencave që duhet të ketë, kjo krijesë e Beogradit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …