Me kërkesën e MAPL-së nr.020-20/1 datë: 17.01.2022, në mbledhjen e dytë urgjente, Kuvendi i Komunës së Malishevës, Rishqyrtoi dhe shfuqizoi vendimin me nr.02/04 datë: 10.01.2022, për miratimin e Buxhetit të Komunës së Malishevës për vitet 2022-2024 me theks të veçantë për vitin 2022.
Drejtori për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, prezantoi projekt-buxhetin për vitin 2022, para këshilltarëve, kurse më pas u debatua nga këshilltarët për buxhetin si dhe u propozuan kërkesat përmes përfaqësueseve të subjekteve politike.
Në fund të mbledhjes së sotme Kuvendit Komunal, me shumicën e votave miratoi Projekt-Buxhetin e Komunës së Malishevës për vitet 2022-2024, me theks të veçantë për vitin 2022, në vlerë prej 15,655,757 €, që krahasuar me vitin e kaluar, është rreth 755 mijë euro më i lartë.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i ka falënderuar gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që përkrahen miratimin e këtij Projekt-Buxheti, që për synim ka fillimin e realizimit të projektit për Malishevën Urbane dhe përkrahjen e gjithë projekteve të sektorëve tjerë, me interes të përgjithshëm qytetarë.
Mbledhjen e udhëhoqi, kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi