Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka marrë përgjegjësinë për goditjen e policit gjatë protestës ditën e shtunë dhe ka shprehur keqardhje pavarësisht situatës së padrejtë dhe jokorrekte, nga ana e Policisë. Molliqaj tha se nuk e ka ftuar askush në Polici dhe se ka qenë në banesë gjatë tërë ditës. Po ashtu ka sqaruar se nuk i ka shkuar askush aty me asnjë ftesë për t u paraqitur në Polici. “Fillimisht e vendosin një video në media, pastaj po nis procedura ndaj meje, e pastaj presioni publik thua se unë jam diku tjetër. Policia e Kosovës është polici politike karshi opozitës. Ajo ka vepruar politikisht. Policia më ka ftuar për të negociuar. Më kanë marrë dy komandantë dhe me të dy në ngjitje e sipër njëri polici edhe më ka goditur e me ka ngrehur, ka shpjeguar Molliqaj në një konferencë për media. Ai ka kërkuar që të publikohet videoja ku shihet momenti që ai e godet policin, pasi videoja është publikuar me efekte ngadalësimi. Pse Policia ndaj veprimit tim nuk reagoi. Pse me lejuan të zbres poshtë?! Sepse të dy udhëheqësit e qortuan policin që më sulmoi kur unë isha duke shkuar të negocioj. Polica ka dështuar, nëse do të ketë një hetim seriz dhe të drejtë do të dalë se ajo ka dështuar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …