E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit Hajdar Sutaj, ku prezent ishte Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, nënkryetar Sami Cacaj, drejtor të drejtorive komunale, shoqëri civile dhe qytetar, është mbajt mbledhja e I-rë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit për vitin 2022.
Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-
Zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendit që kanë dhënë dorëheqje dhe dhënia e betimit solemn të anëtareve të rinj që kanë marrë mandatin,
-
Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2022,
-
Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe si mbledhjeve të KPF-së për vitin 2022,
-
Shqyrtimi dhe miratimi i-Rregullores për Punë të Kuvendit,
-
Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në Komitetin e Komuniteteve,
-
Marrja e vendimit për rritjen e buxhetit komunal të vitit 2021 nga të hyrat vetanake të vitit 2021.
-
Themelimi i Komisionit për Emërtimin, Riemërtimin e Shesheve, Rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve të tjera publike, Komision i cili do të bëjë edhe ndryshim-plotësimin e Rregullores për punën e tij(Rregullore e punës së Komisionit për emërtimin, Riemërtimin e Shesheve, Rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve të tjera Publike)
-
Themelimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’ SH.A,
-
Shqyrtimi I Model Rregullores për Shërbimet Publike Komunale dhe
11 .Të ndryshme
Pas shqyrtimit dhe miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar është bërë zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendit që kanë dhënë dorëheqje, Sami Cacaj-Nënkryetar i Komunës, znj.Agnesa Vokshi-Drejtoresh e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale, betimin e kanë dhënë znj.Lulavere Qorraj-Selmanaj, z.Fekri Qufaj nga radhët e AAK-së. Edhe pikat 3, 4 dhe 5 me shumicë votash janë miratuar në kuvend. Pika e 6-të e rendit të ditës me shumicë votash është miratuar, mbase janë zëvendësuar dy anëtar nga Komiteti i Komuniteteve. Po ashtu me shumicë votash, pas një debati pozitë -opozitë dhe arsyeshmërisë së dhënë është miratuar pika e 7-të e rendit të ditës lidhur me rritjen e buxhetit komunal të vitit 2021 nga të hyrat vetanake të vitit 2021, në vlerë mbi 208.684.01 euro, ku ishte planifikuar që në vitin 2021 rritja e buxhetit të jetë 646,165.00€ ku në total kapë shifrën 855,032.01€. Seanca ka vazhduar me pikën e 8-të, themelimin e Komisionit për Emërtimin, Riemërtimin e Shesheve, Rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve të tjera publike, Komision i cili do të bëjë edhe ndryshim-plotësimin e Rregullores për punën e tij ( Rregullore e punës së Komisionit për Emërtimin, Riemërtimin e shesheve, rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve të tjera publike). Komisioni ka këtë përbërje nga të gjitha subjektet politike :
-
Yllarta Thaqi-AAK
-
Arjan Dobraj-AAK
-
Floriana Hulaj-AAK
-
Elmedina Sadikaj-AAK
-
Skender Kurmehaj- LDK
-
Orges Tafilaj – VV dhe
-
Mon Selmonaj – PDK
Në këtë seancë në pikën 9-të është themeluar Komisioni Komunal i aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Higjena” Sh.A.
-
Lendita Berisha –AAK
-
Armend Loshaj –AAK