Pas takimit me Escobar e Lajçak, Ramush Haradinaj ka përsëritur përkushtimin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, Kosovë-Serbi

Pas takimit me Escobar e Lajçak, Ramush Haradinaj ka përsëritur përkushtimin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, Kosovë-Serbi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar lidhur me takimin që ka pasur me emisarin amerikan, Gabriel Escobar si dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Haradinaj ka thënë se në këtë takim ka ripërsëritur përkushtimin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka për epilog njohjen reciproke me kufijtë ekzistues. Haradinaj ka falënderuar përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë të BE-së për angazhimin e tyre në çështjen e  Kosovës. Kam ripërsëritur përkushtimin tonë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, gjë që mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …