Të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit janë të kalueshme

Bora që ka rënë në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit nuk ka paraqitur vështirësi në qarkullim, pasi që kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë kanë dal me kohë në terren për të bërë pastrimin e borës.

Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit ka thënë se sot nga mëngjesi pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga Komuna janë duke u kujdesur në pastrimin e rrugëve dhe se të gjitha rrugët në tërë territorin administrativ të komunës së Rahovecit, janë të kalueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …