Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka folur për arrestimin e kreut të kësaj partie, Dardan Molliqaj, nga Policia e Kosovës përpara studios së një televizioni. Ajo tha se arrestimi i tij është i kundërligjshëm, ku tha se u është konfirmuar që s’ka fletë-arrest për Dardan Molliqajn. Ai që dy ditë ka qenë në zyrat e PSD-së, ka qenë sot në takime dhe vende të tjera. Pra, është e kundërligjshme sepse s’ka flet-arrest për të, këtë sapo na konfirmoi që s’ka fletarrest”, tha Kuçi. “Arrestimin kanë mundur ta bëjnë nëpër rrugët e Prishtinës, lokalet a zyrat, por ky është arrestim politik sepse kanë dashur ta ndalin fjalën e lirë që ai ka dashur ta thotë”, është shprehur Natyra Kuçi.