Anthony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një bisede telefonike foli me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një bisede telefonike foli  me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, pas përgjigjes me shkrim të Amerikës ndaj kërkesave të Rusisë për sigurinë. Blinken theksoi gatishmërinë Uashingtonit  dhe aleatëve të saj perëndimor, për të vazhduar bisedimet me Rusinë mbi shqetësimet reciproke të sigurisë, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, duke cituar sekretarin Blinken. Ai tha se Blinken ka përsëritur angazhimin e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe të drejtën e të gjitha vendeve për të përcaktuar politikën dhe aleancat e tyre të jashtme. Blinken ka kërkuar tërheqjen trupave dhe pajisjeve ruse nga kufijtë e Ukrainës. Ai ka theksuar se pushtimi i mundshëm i Ukrainës, do ta përballte Rusinë me pasoja të shpejta dhe të rënda dhe kërkoi nga Moska të ndiqte rrugën diplomatike. Kjo bisedë telefonike midis dy kryediplomatëve vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve, pasi Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën, që po shihet si përgatitje për një pushtim të mundshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …