Dukagjin Popovci, ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit

Dukagjin Popovci, ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë. Aty u tha se numri i të gjeturave është i madh. Blerjet e librave në vlerë prej 2.1 milionë eurove, pagesa e 32 pjesëtarëve serbë pa shkuar fare në punë e shumë të tjera, ishin vërejtjet e anëtarëve të këtij Komisioni. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se ka një mal me të gjetura të auditorit, teksa shtoi se kjo nuk mund të arsyetohet. Ndërsa Pupovci tha se janë përpjekur që të kontaktojnë me ta, por  vetëm tre prej tyre janë përgjigjur. Kemi hartuar një plan veprimi dhe në momentin e dorëzimit me 23 të gjetjeve, nëntë kanë qenë të zbatuara, ndërsa të tjerat janë në proces. Po e pranoj qe ka edhe dobësi që janë të karakterit arsimor, sepse ne kemi gjashtë universitete publike dhe e ngarkon shumë sistemin tonë financiar. Kemi propozuar që këto universitete të pavarësohen. Në lidhje me 32 punonjësit, vërtetë kemi pasur shumë vështirësi. Kemi provuar të kontaktojmë telefon, vetëm 3 janë përgjigjur. Në këtë muaj do t’i qesim pagat në zero në mënyrë që të na paraqiten. Ministria jonë ka më së shumti persona të tillë që janë kaluar me njërën nga marrëveshjet në të kaluarën. Edhe në momentin kur ta kemi përgjigjen e tyre, do ta kemi problem sepse mund të angazhohen vetëm në pjesën veriore”, ka thënë Pupovci.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …