Kryeministri i Kanadës, Xhastin Trudo ka rezultuar pozitiv në virusin korona. Lajmin e bëri vetë ai të ditur të hënën ndërsa vendi përballet me një rritje drastike të rasteve me variantin Omicron. Po ashtu, në kryeqytet ka pasur edhe protesta kundër masave kufizuese anti-covid. “Këtë mëngjes rezultova pozitiv tha Trudeau i cili është i vaksinuar me tre doza, në një postim të tij. “Jam mirë, dhe do të vijoj të punoj nga shtëpia këtë javë duke ndjekur rregullat anti-covid. Ju lutem të gjithëve të vaksinohen.” Trudeau dhe familja e tij kanë qenë të izoluar prej ditësh pasi morën vesh se kishin pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …