Kryetari Haliti priti në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim një delegacion nga Ministria për Zhvillim Rajonal e Republikës së Kosovës, në krye me ministrin e MZHR-së, Fikrim Damka dhe zëvendëssekretarin e përgjithshëm, Besim Kamberaj. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar lidhur me gjendjen e përgjithshme në Viti, bashkëpunimi i deritanishëm në mes të këtyre dy institucioneve dhe  mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, në projekte konkrete të cilët veç se komuna e Vitisë, i ka gati planet ideore. Kryetari Haliti, tha se gjatë këtij takimi kanë biseduar për çështje me interes reciprok, sidomos për komunën e Vitisë, për projektet e ndryshme dhe orientimet zhvillimore që ka kjo komunë  në sferën e ekonomisë. Ai tha se në veçanti ata kanë biseduar për inkubatorin e biznesit dhe qendrën e inovacionit për bujqësi, që sipas tij është një projekt ideor i kësaj komune, duke kërkuar mundësitë e bashkëpunimit me MZHR-në. Kryetari Haliti, tha se realizimi i këtij projekti e ndihmon shumë edhe zhvillimin ekonomik të potencialeve kryesore të Vitisë, jo vetëm të bujqësisë por edhe sektorë dhe biznese të tjera. Me këtë sipas tij bëhet përgatitja e gjeneratave të reja për ekonominë e tregut.  Kurse Fikrim Damka, Ministër për Zhvillim Rural, tha se kemi shikuar mundësitë e bashkëpunimit në disa projekte dhe bashkëfinancimit të tyre. Ai tha se realizimi i një projekti të tillë në Viti, do të jetë shembull për komunat e tjera. Gjatë këtij takimi u bë me dije se ata u pajtuan që final realizimi i projektit mund të bëhet  për një periudhë 2 vjeçare. Përndryshe në këtë takim është biseduar edhe për projekte të tjera si zona ekonomike që është në finalizim. Por u fol edhe për orientimet e tjera për të gjithë regjionin në fushën e zhvillimit ekonomik.  Ministri Damka, shtoj se Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar që në çdo aspekt të zhvillohet Kosova, kurse një aspekt i rëndësishëm sipas tij  është zhvillimi ekonomik i vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …