Kryetari Latifi, ka takuar drejtuesit e Shoqatës së Pensionistëve të TMK/FSK ,,ELITA”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka takuar drejtuesit e Shoqatës së Pensionistëve të TMK/FSK ,,ELITA”, kryetarin e shoqatës Bajram Bekteshi, nënkryetarin e parë Prof. dr. Haxhi Ferati dhe Agim Leka, zyrtar i lartë i kësaj shoqate. Këta luftëtarë e veprimtarë të hershëm të çështjes kombëtare dëshirojnë që dijet, profesionalizmin dhe përvojat e fituara ndër vite në veprimtari të ndryshme luftarake, detyra me përgjegjësi në kuadër të TMK-së e më pas FSK-së, t’i vënë në shërbim të vendit. Kryetari Latifi tha se, mbështetja për këta veprimtarë është detyrim moral e atdhetar, sepse edhe pas pensionimit, këta profesionistë të dëshmuar duan që të jenë në shërbim të Atdheut. Shoqëria jonë ka nevojë ende për këtë potencial të dëshmuar profesional e atdhetar, prandaj bashkëpunimi me këtë Shoqatë do të jetë me përfitime për komunitetin lokal.

Kontrolloni gjithashtu

12 biznese të reja (START UP) marrin përkrahje konkrete nga buxheti i Komunës së Rahovecit

Përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm të Komunës së Rahovecit dhe sipas kritereve të …