Kuvendi i Malit të Zi takohet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të vendosur lidhur me shkarkimin apo jo të Dritan Abazoviq. Kryeministri, Zdravko Krivokapiç ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e zv.kryeministrit, Dritan Abazoviq. Kërkesa për shkarkimin nga detyra të aleatit të koalicionit qeverisës vjen në një kohë kur Abazoviç ka nisur procedurat për të ndërmarrë mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Më 4 shkurt parlamenti do të vendosë nëse do të rrezohet kryeministri ose do të hapet rruga që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Parlamenti i Malit të Zi përbëhet nga 81 deputetë dhe mazhoranca qeverisëse bashkë me votat e Abazoviç arrin të formojë një shumicë të brishtë. Pritet që me formimin e një shumice të re, Abazoviç të jetë kryeministër i një qeverie kalimtare që do të përgatisë vendin për të shkuar në zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …