Vezirët me origjinë shqiptare: Murat Pashë Kujunxhiu dhe Nasuh Pasha XII

Kujunxhu Murat Pasha  ( 1518-1608)

Kujumxhu Murat Pasha thuhet se ka qenë me origjinë me origjinë shqiptare. Ishte kryeministër gjatë viteve 1606-1611. Gjatë qeverisjes së tij u nënshkrua Mamrrëveshja e paqes me Austrinë, me të cilën Perandoria Osmane  kishte disa vite që kishte rifilluar luftën. Në vitin 1606 me Austrinë u nënshkrua një traktat paqeje 10 vjeçare, sipas së cilës, të dyja palët nuk patën përfitime territoriale. Austria i dha Perandorisë një haraë  vjetor prej 200 000 dukatësh ari dhe nga ana tjetër, osmanët njohën sundimtarin e Vjenës si Perandor. Këto kushte nuk ishin të favorshme për osmanët, por shteti u detyrua, pasi në vend kishte plasur një kryengritje e madhe dhe nuk kishte se si të luftohej jashtë kur kishte probleme e anarki brenda vendit. Ai arriti që të shtypte kryengritjen e madhe brenda vendit, të quajtur si kryengritja Xhelaliane. Kështu në një betejë në vitin 1608, kur kryeministri ishte 90 vjeç, arriti të shkatërrojë ushtrinë kryengritëse dhe të asgjësojë pjesën më të madhe të saj.

 Burime:

  1. Radushev, Evg (2003). Inventory of Ottoman Turkish documents about Waqf preserved in the Oriental Department at the St. St. Cyril and Methodius National Library. Sv. sv. Kiril i Metodiĭ. p. 236.
  2. İsmail Hâmi Danişmend, Osmanlı Devlet Erkânı, Türkiye Yayınevi, İstanbul, 1971, p. 29. (Turkish)
  3. Selcuk Aksin Somel. The A to Z of the Ottoman Empire Rowman & Littlefield, 2010 ISBN 978-0810875791 p 160
  4. Organised Crime in Europe: Concepts, Patterns and Control Policies in the European Union and Beyond. Springer Science & Business. 21 January 2007. p. 210. ISBN 978-1-4020-2765-9.
  5. a b c d John Freely (2011). A History of Ottoman Architecture. WIT Press. p. 328. ISBN 978-1-84564-506-9.

6.a b Yavaşoğlu, Salim. “Alevilerden “Kuyucu” Tepkisi.” Yeniçağ. Yeniçağ, 31 Dec. 2011. Web. 3 Nov. 2013.

Nasuh Pasha….   17 tetor  1614)

Nasuh Pasha thuhet se ka qenë shqiptar me origjinë, por nuk ka ndonjë dokument të saktë, ashtu sikur për Kujunxhi Murad Pashanë, origjina e të cilit mund të ketë qenë edhe nga Bosnja apo Kroacia.  Fillimisht ka qenë zyrtar i lartë të postin e Guvernatorit të Halepit e një kohë edhe i kryeqeveritar i Bagdadit. Ka qenë i martuar me një pincashë turke.

Lufta midis  midis safavidëve dhe osmanëve ishte  manifestuar me shumë  beteja të përgjakshme që kishin filluar qysh  në tremujorin e parë të vitit 1600. Asokohe njihen të jenë arritur dy marrëveshje të rëndësishme politike. Marrëveshja e parë me Mbretëreshën Jazam, e cila njihet me emrin “Traktati i Nasuh Pashës” i vitit 1612, i cili  nuk zgjati shumë. Lindja ishte bërë edhe një herë arenë e përplasjeve midis Safavidëve dhe forcave perandorake osmane. Me luftën e suksesshme kundër safavidëve ishte arritur siguria e Anadollit Lindor dhe e Azerbajxhanit.

Nasuh Pasha ka qëndruar në postin e Vezit të Madh prej vitit  1611 deri në vitin 1614 kur edhe vdes apo vritet në rrethana të pandriçuara. Gjatë kohës së sundimit të tij kishte marrë përsipër për ta rikthyer në kuadër të Perandorisë, Kaukazin dhe veriun e safavidëve të Iranit. Pasi kishte fituar luftën kundër tyre kishte obliguar safavidët  me një haraç vjetor prej 200 ngarkesave të mëdha të mëndafshit, si pjesë të obligimeve. Në kohën kur Shah Abasi i Parë i Persisë, (Iranit të sotëm) refuzoi të paguajë haraçin, sërish kishte filluar lufta.  Nasuh Pasha gjatë tri viteve të sundimit kishte zgjeruar territoret e shtetit osman dhe kishte rikthyer sundimin edhe në Azerbejxhan. Ka luftuar me sukses edhe bandat xhalaliste të yshtura nga Persia.  Në kohën e tij ka ngritur edhe disa pallate dhe xhami.

Burimet:

  1. Prof.Yaşar Yücel-Prof Ali Sevim:Türkiye tarihi vol.III, AKDTYKTTK Yayınları, 1991, 43-44
  2. Gábor A ́goston,Bruce Alan Masters Encyclopedia of the Ottoman Empire pp 23 Infobase Publishing, 1 jan. 2009 ISBN 1438110251
  3. Shah Abbas however, committed himself to sent 59000 kilograms raw silk annually to the Ottoman King … lifesciencesite.com
  4. On line education document (in Turkish)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …