Partia Socialdemokrate ka akuzuar Qeverinë Kurti lidhur me arrestimin e kryetarit të partisë, Dardan Molliqaj. Dren Kukaj anëtar i Kryesisë së PSD-së, njëherësh anëtar i ekipit mbrojtës të Molliqaj, tha se Policia e Kosovës nuk ka pasur ftesë dhe as fletarrest për Dardan Molliqajn. “Gjatë arrestimit nuk janë treguar arsyet e arrestimit, nuk i është prezantuar as fletarresti, as në momentin e arrestimit dhe as brenda stacionit policor. Ajo që kemi kuptuar është se fleatrresti është lëshuar pasi është realizuar operacioni policor, 15 minuta pasi ka shkuar në stacionin policor që ka nisur të përpilohej dhe është lëshuar fletarresti. Kemi të bëjmë me një aksion policor me mbi 60 policë me armë që është realizuar brenda hapësirave të një televizioni ku ai kishte planifikuar të merr pjesë sonte. Atij i është shqiptuar masa e mbajtjes 48 orë, nga prokuroja e rastit Ajshe Ferati. Aktvendimi nuk na është dhënë si ekip i mbrojtjes, por as Dardanit, që përmban shkelje të procedurës penale, tha Kukaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …