Dimal Basha alarmon të gjithë ata, që paskan keqpërdorur detyrën zyrtare, pas aprovimit të ligjit për konfiskim të pasurisë

Dimal Basha alarmon të gjithë ata, që paskan keqpërdorur detyrën zyrtare, pas aprovimit të ligjit për konfiskim të pasurisë

Sot, gjatë një debati në Komisionin për Legjislacion,  deputetja e Listës Guxo, Daorsa Kica-Xhelili, ka thënë se nuk është e të njëjtit mendim me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha lidhur me deklaratën se personat që kanë punuar kundërligjshëm duhet të frikësohen nga zbatimi i Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar. Zonja Kica-Xhelili ka thënë se  të gjithë qytetarët mund t’i frikësohen këtij ligji për shkak të mungesës së informacioneve e jo veç pse kanë kryer krime. “Mendoj që në parim krejt po e dimë se çka është synimi kryesor i këtij projektligji. Duam t i ndjekim të gjithë ata që kanë fituar në mënyrë të kundërligjshme. Nuk pajtohem me kolegun tim, Dimal Basha,  se nga ky ligj duhet të frikësohen veç ata që kanë bërë krime sepse krejt qytetarët e thjeshtë laikë-juridikë të cilët i frikësohen zbatueshmerisë jo sepse kanë kryer krime por nuk e dinë, nuk e kuptojnë aplikueshmerinë e këtij ligji dhe këto sqarime janë diçka të nevojshme”, ka thënë ajo në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …