Është rihapur Institucioni Parashkollor “Nëna Zahide”në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka marrë vendim që t’i lirojë nga pagesa mujore për muajin shkurt të gjithë prindërit e fëmijëve në Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide” në qytet. Ky vendim është marrë si kompensim i periudhës 10 ditore të mbylljes së çerdhes publike, për shkak të rasteve që ishin paraqitur me virusin COVID-19, por edhe për ti ndihmuar sadopak familjet në këtë fazë jo të lehtë të pandemisë.

Institucioni Parashkollor “Nëna Zahide” është rihapur këtë të hënë dhe puna po vijon normalisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …