Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar për mediet se e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër Dardan Molliqajt dhe Adem Megjuanit. Seanca dëgjimore pritet të mbahet gjatë ditës së sotme. Ndërkohë zyrtarët e PSD-së, kërkesën për caktimin e paraburgimit po e quajnë orkestrim politik. Frashër Krasniqi, nga kjo parti ka thënë se asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta justifikuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj Dardan Molliqajt. Sipas tij, arrestimi i Molliqajt e tash kërkesat e prokurorisë për paraburgim, “flasin qartë për orkestrim politik me qëllim të heshtjes së opozitarizmit të vërtetë në Kosovë”, është shprehur ai ndër të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …