Njoftim për dezinsekitim kundër rriqrave në Vërmicë dhe Mleqan

Njoftohen banorët e Vërmicës dhe Mleqanit të komunës së Malishevës, se të hënën më 9 maj 2016, do të bëhet dezinsektimi kundër rriqrave. Dezinsektimi kundër rriqrave bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Me këtë rast luten të gjithë bletarët, që të bëjnë kujdes të shtuar për bletët.

Po ashtu, të hënën më 9 maj 2016, do të bëhet repelimi i kafshëve në fshatrat, Balincë dhe Mleqan. Ky është cikli i dytë i repelimit të kafshëve, në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Me këtë rast luten të gjithë pronarët e kafshëve, që ti mbajnë të mbyllura kafshët deri në repelimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …