Dritan Abazoviq

Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq nuk u shkarkua nga detyra, por ra nga posti kryeministri, Krivokapiq

Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq nuk u shkarkua pasi shumica e deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi nuk e mbështetën agjendën që parashikonte votimin për shkarkimin e tij. Rrjedhimisht, zgjedhja e ministrit të Financave, Milojko Spajiq, në postin e Abazoviqit nuk është në rend dite. Propozimi për të larguar Abazoviqin nga posti i zëvendëskryeministrit u iniciua nga kryeministri. Zdravko Krivokapiq si përgjigje ndaj nismës së mëparshme të Lëvizjes Qytetare të Ura dhe partive opozitare për të votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Krivokapiqit. Nga gjithsej 81 deputetë, 77 ishin të pranishëm dhe vetëm 20 deputetë ishin për miratimin e rendit të ditës. Para nisjes së seancës, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq u tha gazetarëve se është e parëndësishme se si do të vendosin deputetët për largimin e tij dhe theksoi se gjëja më e rëndësishme për të ishte që Mali i Zi të ketë një qeveri të re evropiane, duke e zhbllokuar rrugën e saj evropiane. Të gjithë deputetët le të votojnë ashtu siç mendojnë. Unë pres që të votohet rënia e Qeverisë, deklaroi Dritan Abazoviq. Ndërkohë kryeministri Krivokapiq  ka thënë se kjo qeveri, nuk mundi t’i mbijetojë sulmit nga brenda dhe prej nesër ai nuk do të jetë më kryeministër i Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …