leoni

Ilir Konushevci e Hazir Mala

Në 18-vjetorin rënies, sot në Tiranë dhe në Prishtinë përkujtohen dëshmorët: Ilir Konushevci dhe Hazir Mala

Në 18-vjetorin rënies së dëshmorëve: Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, sot në Tiranë dhe në Prishtinë do të mbahen aktivitetet tematike e përkujtimore në nderim dhe respekt të këtyre dëshmorëve që ranë 18-vjet më parë.  Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë sot duke filluar nga ora  12:00 do të presë mysafirët pjesëmarrës në Akademinë përkujtimore që do të mbahet me këtë rast, ndërsa nga ora 13:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të dëshmorit Ilir Konushevci, ndërsa nga ora 13:30, në varrezat e Sharrës në Tiranë. Edhe në Prishtinë do të mbahet një Akademi përkujtimore për dëshmorët: Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.

Ilir Konushevci-Mërgimi, ishte  ndër bartësit kryesorë të luftës së UÇK-së, i cili ra në altarin e lirisë para 18 vitesh. Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, dha një kontribut të çmuar edhe në sjelljen e eprorëve profesionistë në radhët e luftëtarëve të lirisë. Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellja e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim u vra së bashku me mjekun Hazir Mala në mëngjesin e hershëm të datës 9 maj 1998, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb,  Vrasja e Ilirit, atje ku më së paku pritej, shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Iliri është varrosur në varrezat qytetit në Tiranë, më 11 maj 1998,ndërsa në vendin e rënies është ngritur lapidari,e shkolla e fshatit të lindjes në Llugë të Podujevës me  krenari mban emrin e tij.

Përkujtohen dëshmorët Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi

17  vite më parë, më 9 maj të vitit 1999 në altarin e lirisë ranë edhe dy dëshmorë të kombit pjesëtarë të UÇK-së të Zonës Operative të Llapit: Fatmir Hyseni-Musa i lindur në fshatin Mavriq të Grykës së Llapit dhe Skënder Gashi nga fshati Bajqinë . Ata ishin të sistemuar në Brigadën 152 “Shaban Shala” të Zonës Operative të Llapit. Dëshmorët Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi morën pjesë në betejat e zhvilluara në Kaqanuell, Potok, Majac, Katunishtë, Bradash, Dobratin, Revuçë etj. Kështu Fatmiri e Skënderi të vendosur betejë pas beteje duke marr pjesë në luftime vazhduan rrugën drejtë lirisë deri në ditën e 9 majit 1999. Këtë ditë  pas një përleshje të përgjakshme me forcat kriminale serbe në beteja të ndara, në luftime të rrepta në afërsi të madhe me forcat serbe bien dëshmorët Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi. Fatmiri bie në betejën në afërsi të “Shkëmbit të Bardhë” afër fshatit Potok, kurse Skënderi në bjeshkët e fshatit Pakashticë te “Kroi i Delisë”. Edhe në  këtë përvjetor ata do të përkujtohen nga familjarët, bashkëluftëtarët dhe qytetarë tjerë të Llapit e më gjerë. Do të  bëhen homazhe dhe  vendosën kurora lulesh në vendet e rënies dhe tek varrezat e tyre  si dhe do të   evokohen kujtime për jetën dhe veprën e lavdishme të tyre.(M.K.)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …