Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se Rusia ka dislokuar aktualisht numrin më të madh të trupave dhe pajisjeve ushtarake në Bjellorusi që nga Lufta e Ftohtë. Ndërkohë Moska po vazhdon të rrisë praninë ushtarake në pjesë të tjera në kufi me Ukrainën. Stoltenberg bëri thirrje Rusisë të ulë tensionet dhe përsëriti paralajmërimin e Perëndimit se çdo agresion i mëtejshëm rus do të përballej me pasoja të rënda e kosto të lartë. Ai shprehu shqetësimin se Rusia po vazhdon të grumbullojë trupa ushtarake rreth Ukrainës çka ka çuar aktualisht, në dislokimin më të madh të trupave e pajisjeve ushtarake në Bjellorusi, në 30 vitet e fundit. Zoti Stoltenberg tha se numri i forcave ushtarake ruse në Bjellorusi pritet të shkojë në 30 mijë trupa, Sapo kemi diskutuar rreth rritjes së vazhdueshme të pranisë ushtarake të Rusisë rreth Ukrainës, e cila ka aktualisht mbi 100 mijë trupa. Gjatë ditëve të fundit, kemi parë lëvizje të konsiderueshme dhe forca ushtarake ruse në Bjellorusi. Po flasim për një gamë të gjerë kapacitetesh moderne ushtarake. E gjithë kjo do të kombinohet me stërvitjen vjetore të forcave bërthamore ruse, që pritet të zhvillohet këtë muaj”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …