Më 4 shkurt, në Gjykatën Speciale mbahet konferenca kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Sot në Hagë mbahet konferenca e dhjetë për ecurinë e çështjes kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Sot  në Gjykatën Speciale, në Hagë,  do të mbahet konferenca e dhjetë e radhës për ecurinë e çështjes në rastin kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po mbahen në arrest prej nëntorit të vitit 2020. Konferenca pritet të mbahet në ora 14:30. Më 9 nëntor të vitit 2020  në paraqitjet e tyre para Gjykatës Speciale,  Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë ka deklaruar edhe Kadri  Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor të po atij viti. Pavarësisht se kanë kaluar 15 muaj në arrest ende nuk ka filluar  gjykimi kundër tyre  dhe ata padrejtësisht po mbahen kaq gjatë në paraburgim.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …