Komuna e Vitisë konkretisht, Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Ambulancat e kontraktuara Veterinare lëshon këtë :
NJOFTIM PUBLIK PËR TRAJTIMIN E QENVE ENDACAK
Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë, se aksioni i trajtimit të qenve endacak, në këtë komunë do të filloj nga data: 07.02.2022.
Me këtë rast Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria e Inspeksionit në Viti dhe ambulancat e kontraktuara veterinare, rekomandojnë pronarët e qenve shtëpiak që t’i mbajnë qenët brenda hapësirave private, pasi që trajtimi është i paraparë të bëhet vetëm për qenët endacak.
Përndryshe ky aksion i trajtimit të qenve endacak, në këtë komunë, do të bëhet sipas një marrëveshje të nënshkruar në mes të këtyre institucioneve.