Buka në furrat e Malishevës brenda standardeve

Inspektorët komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, Besartë Kryeziu-Ramaj, sot kanë bërë inspektim të përgjithshëm të furrave të bukës,  ku përfshihet pesha, përdorimi i aditivit, higjiena, si dhe zbatimi i masave anti-covid, përfshi edhe vaksinimin e punëtorëve.

Gjatë këtij inspektimi është vërejtur se furrat në përgjithësi i zbatojnë standardet e deklaruara për bukën dhe prodhimet tjera që i shërbejnë, e po ashtu edhe pastërtia brenda hapësirave të gatimit dhe të shitjes ishin në rregull dhe brenda standardeve, si dhe zbatimi i masave anti-covid.

“Gjendja është e mirë në furrat e bukës dhe furrtarët i zbatojnë të gjitha rekomandimet, por ne si inspektorat në vazhdimësi do të bëjmë inspektimet e furrave, por edhe të marketeve, për produktet ushqimore, me qëllim të ruajtjes së shëndetit, por edhe ofrimin e shërbimeve cilësore për konsumatorët”, ka thënë drejtoresha Kryeziu-Ramaj, e cila gjithashtu ka përsëritur apelin  e saj për konsumatorët, që sa herë që hasin në parregullsi, të informojnë inspektorët.

Mund të jetë një imazh i ushqime dhe ambiente të brendshme

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …