Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim eurodeputetin Lukas Mandl, udhëheqës i Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet lokale në Kosovë. “Me kënaqësi pranova nga ai raportin përfundimtar të monitorimit të zgjedhjeve të mbajtura në tetor dhe nëntor 2021, me dakordimin se zgjedhjet lokale të Kosovës, janë shembull për rajonin sa i përket organizimit të zgjedhjeve. E sigurova z. Mandl, se rekomandimet në raportin e tij, do të shqyrtohen me kujdes nga AAK-ja, dhe me seriozitet do të ndërmerren veprime për implementimin e tyre”, ka nënvizuar, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …