Zyrtari i PSD-së, Dren Kukaj, ka publikuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e Dardan Molliqajt

Zyrtari i PSD-së, Dren Kukaj, ka publikuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e Dardan Molliqajt

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Dren Kukaj, ka publikuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e Dardan Molliqajt, i cili u arrestua para se të hynte në studion e një televizioni privat. Sipas Kukajt, ky aktvendim dëshmon se “Policia arrestimin spektakular në hapësirat e televizionit ka bërë në mungesë të një urdhërarresti”. Masën e shqiptuar e vlerësojmë si jo proporcionalë në raport me veprën e dyshuar penale dhe të gjitha rrethanat e këtij rasti, andaj edhe ndaj të njëjtit aktvendim do të parashtrojmë ankesë pranë Gjykatës së Apelit. Prokuroria ka pranuar një kallëzim penal për këtë vepër një ditë pas arrestimit të tij. Gjithashtu, Gjykata vërtetoi se ftesat e Policisë nuk janë dorëzuar në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale”, ka shkruar Kukaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …