Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, u mbajt konferenca e dhjetë statutore e radhës, për ecurinë çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gjykatësi i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillou, ka thënë se nëse ekipi i mbrojtjes së Thaçit është i gatshëm, më datën 22 shkurt do të mbahet një seancë ku do të trajtohet kërkesa e mbrojtjes për rishikimin e paraburgimit. “Dëshiroj ta trajtoj kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për t’u dëgjuar një seancë për çështjet që kanë të bëjnë me rishikimin e paraburgimit dhe parashtrimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Sa i takon rishikimit të paraburgimit e ftoj mbrojtjen e Thaçit ta bëjë këtë kërkesë në kuadër të afatit të rishikimit të ardhshëm të paraburgimit. Sa i takon parashtrimeve të Zyrës së Prokurorit që kanë të bëjnë me trajtimin e informacioneve konfidenciale dhe kontaktet e palëve me dëshmitarët, i kërkova asaj të bënte parashtrime, të cilat janë protokolluar dje. Do të doja që palët të paraqesin pikëpamjet e tyre nëse preferojnë diskutime ose nuk nevojiten argumente shtesë. Deri ku një seancë e tillë do të mund të zhvillohej në seancë publike dhe nëse palët do të ishin të disponueshme ditën e martë, më 22 shkurt pas dreke, nëse do të programohej një seancë e tillë”, ka sqaruar gjykatësi Guillou.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …