Kryetari Nura ka nënshkruar propozimin për mbylljen e deponisë së mbeturinave në fshatin Çirez

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, e ka nënshkruar sot propozimin për miratim në Kuvendin Komunal, për anulimin e vendimit për caktim të deponisë së mbeturinave në vendin e quajtur Delli në fshatin Çirez.

Nga kjo gjendje e degradimit, është nxirë jeta e banorëve vendës, janë rrezikua burimet e ujit të pijes dhe është shkatërruar mjedisi si mos më keq, ka thënë kryetari Nura.

Vendimet e tilla pa një analizë profesionale, pa një konsultë paraprake me komunitetin, janë praktika te gabuara.

“I lumtur që sot adresova shfuqizimin e këtij vendimi, për ta mbyllur këtë deponi dhe këtë pjesë ta rikthejmë në zonë të gjelbëruar”, ka përfunduar deklarata e kryetarit të Skenderajt.

Lokacionin për këtë deponi e kishte caktuar qeverisja e kaluar, e cila ishte ballafaquar me ankesa të shumta nga banorët e këtij lokaliteti.

Ata kishin kërkuar anulimin e vendimit edhe me anë të një peticioni.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …